Reagon ambasadori amerikan Dealwie pas dorëheqjes së prokurorit të Speciales

U.S Ambassador in Kosovo Greg Delawie reacts during an interview with The Associated Press on Wednesday Feb. 14, 2018, in Kosovo capital Pristina. Delawie said Kosovo needs to work on the rule of law, create a better economic environment to cut unemployment and normalize ties with Serbia as the main challenges ahead. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka reaguar ashpër pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.Delawie ka shkruar në Twitter se kjo është një ditë e pikëlluar për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Një ditë e pikëlluar për drejtësinë në Kosovë, ku prokurori jep dorëheqje për shkak të kërcënimeve dhe mungesës së përkrahjes. është shqetësuese në veçanti kur ai ishte duke punuar në rastin e mashtrimit masiv të pensioneve”, ka shkruar Delawie.

Më tej Delawie ka theksuar se Kosova duhet të provojë angazhimin e saj për sundimin e ligjit jo vetëm duke mbështetur prokurorët, por edhe duke siguruar që të gjithë ata që janë të dënuar të kryejnë dënimin.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE