Reagon ashpër zyrtari i PDK-së: Hoti ia bëri dëmet më të mëdha Kosovës

Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Parisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se “Çfarë është dashur të përmbyllej me një marrëveshje valide dhe gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, u konvertua nga Kryeministri Avdullah Hoti në një listë korrigjimesh të deklaratave të veta dhe të subjektit të cilit ai i takon”

Ai tutje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me marrëveshjen e sotme që bëri me Serbinë në Uashigton me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, veçse ia ka bërë hyzmetin si tha ai defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës”, siç e quante me 13 nëntor 2019, idenë e “Minishengenit Ballkanik”.

Tahiri ka shtuar edhe se shfrytëzimi i resurseve ujore nga Serbia, janë ndër dëmet më të mëdha që sipas Hoti ia ka bërë sot Kosovës.

“Çfarë është dashur të përmbyllej me një marrëveshje valide dhe gjithëpërfshirëse për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, u konvertua nga Kryeministri Avdullah Hoti në një listë korrigjimesh të deklaratave të veta dhe të subjektit të cilit ai i takon. Pra, Hoti sot ia bëri hyzmetin “defaktorizimit politik e ekonomik të Kosovës”, siç e quante me 13 nëntor 2019, idenë e “Minishengenit Ballkanik”. Pezullimi i agjendës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, Minishengeni dhe lejimi i shfrytëzimit të resurseve tona ujore nga Serbia, janë ndër dëmet më të mëdha që Hoti ia ka bërë sot Kosovës. PS: Me aq sa pashë, kjo nuk ishte një marrëveshje ndërkombëtare as nga formati dhe as nga përmbajtja, veçse një liste zotimesh”, ka shkruar Hoti.