Reagon Berisha: Serbomadhi Vuçiq po krijon Jugosllavinë e Re me ndihmën e Ramës

Takimi i sotëm në Ohër, mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidentit serb Alekandar Vuçiq, në kuadër të të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik”, për ish

kryeministrin Sali Berisha është sukses i kreut të shtetit në Beograd për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shton se, në ndihmë të Vuçiç është vënë vetë Edi Rama.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dhe qëndrimin antikombëtar të Zografit bis shndërruar tashmë në vegël të hapur të serbomadhit Vuçiç si dhe takimet përçarëse trilaterale në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re”, shprehet ish kryeministri Berisha.

Mirëpo kjo iniciativë po kundërshtohet nga vendet tjera të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Askush nga Kosova dhe Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, në përpjekje për të krijuar minishengenin ballkanik.

Presidenca ka konfirmuar se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ia ka konfirmuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se Kosova nuk merr pjesë në këtë samit.

Në këtë Samit, përveç Kosovës nuk do të marrin pjesë as përfaqësues të Malit të Zi.

Reagimi i plotë i Berishës:

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis!

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise.

Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine.

Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re.

SHPËRNDAJE