Reagon Labi: Gabim i madh të gëzoheni për ftesave të Speciales, Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jetë e mot

Ish-deputeti, Labinot Tahiri, i ka dal në mbrojtje kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale, madje duke thënë se do të dalë edhe në protestë nëse është nevoja.

Labi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që i janë gëzuar kësaj ftese, duke thënë se ky është një gabim i madh.

“Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK’së për çështje korrupsioni por thërret për të dëmtuar imazhin e UÇK’së karshi Serbisë. Pra nuk keni përse gëzoheni”, ka thënë Tahiri.

Tutje ai ka folur rreth Kadri Veselit, duke i kushtuar disa fjali të veçanta.

“Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jet e mot. Të gjitha ato ditët e mira të rinisë ia kushtove Lirisë së atdheut, të fëmijëve tuaj e të fëmijëve të mi dhe të shumë Shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij në Facebook./gazetametro.net

SHPËRNDAJE