Reagon Xhelal Sveçla, thotë se organizatori i konferencës i uli në një tavolinë me Gjuriqin

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi u pa në një tavolinë me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuri.

Përmes një reagimi në facebook, Sveçla, ka thënë se ai po merr pjesë në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ku në të po merr pjesë edhe Gjuriq.

Sveçla është arsyetuar që vendosja në një tavolinë me Gjuriqin, është bërë nga organizatorët e kësaj konference.

Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin.

Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit.

E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq.

Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE