Real fiton me mund ndaj Dortmund

Los Blancos janë kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve nga pozita e dytë në grup, megjithë fitoren ndaj gjermanëve.

Real Madrid ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 3:2, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Borja Mayoral, Cristiano Ronaldo dhe Lucas Vasque shënuan për vendasit, ndërsa të dy golat për mysafirët i shënoi Pierre Emerick-Aubameyang.

SHPËRNDAJE