Realit i rikthehen tre yje për ndeshjen ndaj Betisit

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Real Betisit
Në mesin e të ftuarve janë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Toni Kroos. I pari dhe i dyti kanë qenë të suspenduar për shkak të kartonëve të kuq, derisa i treti ka pushuar në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedadit.

Kurse, për shkak të lëndimit, Real Madridi në këtë ndeshje do të jetë pa katër lojtarë: Mateo Kovacic, Karim Benzema, Jesus Vallejo dhe Theo Hernandezin.

Real Madrid dhe Real Betis do të përballen sonte, nga ora 22:00, në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës  

SHPËRNDAJE