Reçeta e Cekës – Tortë me arra

Tunden të verdhat e vezëve me 10 lugë sheqer. Veçan tunden të bardhat e vezëve gjersa të fryhen dhe të bashkohen me të verdhat. Kësaj mase i shtohen arrat e bluara, mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende. Të gjitha përzihen me lugë druri derisa të krijohet një masë e njëllojtë, pastaj derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 grad Celsius, pastaj ulet temperatura në 170 gradë Celsius, për t’u pjekur për afro 40-45 minuta.raporton Gazeta Kosova Sot.

Pas pjekjes, qëndron në furrë të mbyllur gjersa të ftohet. Patishpani pritet horizontalisht në tri pjesë. (ose nga brumi i përgaditur përgaditen 3 kore patishpani). Për fillin duhet tundur 200 gr gjalpë, pastaj shtohen 3 të verdhat e vezëve, 1 filxhanë qumësht, 250 gr arra të bluara dhe në avull tundet gjersa masa të trashet. Veçan zihet kremi me ¼ lit qumësht, 3 lugë miell dhe ¼ sheqer. Sa të ftohen kremrat, bashkohen, shtohet marenga e tundur nga 3 të bardhat e vezëve, përzihet me kujdes gjersa përzierja të bëhet homogjene. Koret e prera spërkaten me lëng portokalli dhe rum, pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën. Torta lyhet me të njëjtin krem mbi dhe anash. Zbukurohet sipas dëshirës me fletë çokollate, ose mbi i hidhen vetëm arra të bluara. Pasi të ftohet mirë, pritet sikurse çdo tortë në pjesë të dëshiruara.

SHPËRNDAJE