Receta të lira për këmbët e ënjtura

Ditët e ngrohta po vijnë, e të ënjturat me dhimbje vetëm sa do të përkeqësohen. Ju prezantojmë disa receta të lira që ndihmojnë ta lehtësoni këtë gjendje,transmeton gazeta Kosova Sot.

KRIPA E KUZHINËS

Hidhni gjysmë lugë kripë të kuzhinës në një enë me ujë të ngrohtë. I zhytni këmbët në këtë tretje dhe i mbani për 10 deri 15 minuta. Do të ndjeni lehtësim të menjëhershëm. Këtë mund ta aplikoni çdo natë para se të shkoni në gjumë.

BANJË FTOHTË-NXEHTË

Mbusheni një enë me ujë të ngrohtë, tjetrën me ujë të ftohtë. Futni këmbët në ujë të ngrohtë dhe i mbani për 10 deri 15 minuta, e më pas i nxirrni nga aty dhe i vendosni në ujë të ftohtë. Pas disa minutave këmbët t’i ktheni në ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta. Kjo banjë përmirëson qarkullimin e gjakut.

PASTË ME PLUHUR PËR PJEKURINA

Në ujin e orizit shtoni pluhur për pjekurina. I përzieni dhe përgatisni pastë. Pastën e aplikoni në këmbë dhe në nyja. Një sasi të kësaj paste mund ta shtoni edhe në ujin e ngrohtë dhe t’i futni këmbët aty.

UTHULLA E MOLLËS Lyeni këmbët dhe nyjat me uthull të mollës dhe menjëherë do të ndjeni lehtësim. Uthulla e mollës absorbon dhe heq lëngjet shtesë dhe pakësojnë ënjtjet, ngërçet.

SHPËRNDAJE