Rekord rastesh të reja me COVID-19 në këtë shtet?

Rusia regjistroi rekord të rasteve të reja me koronavirus për të tretën ditë radhazi, pasi 7 933 persona të tjerë rezultuan pozitivë.

Sipas të dhënave nga ekipi i urgjencës, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 u rrit në 114 431, ndërsa mbi 211 000 persona ndodhen aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 96 persona, duke e çuar në 1 169 numrin total të viktimave.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 13 220.

Rusia ka rritur numrin e testeve në përpjekje për të diagnostikuar pacientët në fazë të hershme dhe deri tani ka kryer mbi 3,7 milionë teste.

SHPËRNDAJE