Rekordmenët e Pacollit: Për 7 muaj, harxhuan nga 10 mijë euro në darka, udhëtime e mëditje

Që nga 19 korriku i vitit 2019, kur qeveria e kaluar mori titullin e qeverisë në largim, shpenzimet e realizuara vetëm për udhëtime, mëditje, dreka e darka dhe karburante, arrijnë vlerën në mbi 159 mijë euro.

Për gati 7 muaj, kryeministri në detyrë dhe ministrat e tij në dorëheqje kanë shpenzuar para nga buxheti i shtetit të Kosovës.Natyrisht rekordmeni i harxhimeve për këto 7 muaj janë dy ish-ministrat e qeverisë Haradinaj, Ekrem Mustafa, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Ekrem Mustafa – 10,544 euro (korrik–dhjetor).

Valdrin Lluka – 10,468 mijë euro (korrik–dhjetor).

Gjatë kësaj periudhe sa kishte cilësinë e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për udhëtime, mëditje, bileta, akomodim e derivate ka shpenzuar mbi 13 mijë euro, kurse për dy ceremoni shtetërore janë shpenzuar 88 mijë euro.

SHPËRNDAJE