Rënia e madhe e PDK-së në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte arritur të fitonte 90.77 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në Komunën e Skenderajt. Në kët zgjedhje, PDK kishte lidhur koalicion edhe me katër parti të tjera të vogla.

Por tre vjet më vonë, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, PDK – në koalicion me dy parti parlamentare si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën dhe me dhjetë parti të tjera të vogla – ka shënuar rënie në votat e fituara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot numërimin zyrtar të votave në Skenderaj, dhe koalicioni i PDK-së me AAK-në e NISMA-n ka arritur të fitojë 84.34 për qind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit, raporton Insajderi.

Në zgjedhjet e kaluara nacionale, PDK, AAK dhe NISMA kishin garuar ndaras. Në rast se do mblidhnim përqindjen e votave të fituara nga të tri partitë në Skenderaj, më 2014, del se përqindja e votave të grumbulluara nga tri partitë do të ishte 93.98%, apo rreth 24 mijë vota.

E tre vite më vonë, PDK-AAK-NISMA nënshkruan marrëveshje koalicioni. Por në këto zgjedhje, koalicioni PAN fitoi vetëm 84.34 për qind të votave në Komunën e Skenderajt. Rreth 10 për qind më pak vota të fituara.

Në numër të votave, PAN fitoi rreth 15 mijë vota në Skenderaj. Rënia e PDK-së në Skenderaj, së bashku me AAK dhe NISMA, shkon në rreth tetë mijë vota më pak.

Një nga figurat kryesore të PDK-së në Skenderaj, kryetari në detyrë i komunës Sami Lushtaku, gjendet në burg. Mirëpo në zgjedhjet e djeshme, për deputet të PDK-së garoi djali i tij, Mërgim Lushtaku.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, në Komunën e Skenderajt:

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit të 2017-s, në Komunën e Skenderajt:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE