Rexhep Selimi – pozitës: Hipokritë, e sollët Gjykatën Speciale, tani po ‘tentoni’ ta mbroni UÇK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, teksa ka folur në një intervistë për Insajderi, ka treguar arsyen që e shtyri atë që përkundër vendimit të VV-së, për bojkotim të seancës, të futet në të dhe të mbajë fjalim.

Ai ka thënë se hyri në seancën e sotme, për të kërkuar që shtyhet për ndonjë seancë tjetër Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.

“Unë hyra në seancë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, në konsultim me Grupin Parlamentar dhe me kryesuesin e seancës, që temën dhe debatin për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, ta zhvendosin në një seancë tjetër”, ka thënë Selimi.

“Partitë e pozitës po tentojnë që përmes Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së dhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, po e përdorin si karrem për tërheqjen e opozitës për të shkuar në seancë.

“Nuk do të duhej që këta emra të mëdhenj të historisë të përdoreshin për ta goditur opozitës. Thirrën në mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e atyre që e kanë votuar formimin e Gjykatës kundër UÇK-së.Të gjitha ata që e kanë quar UÇK-në në bankën e të akuzuarve, është hiprokizi

E thamë dje që të gjithë ata që e kanë votuar formimin e Gjykatës Speciale është hipokrizi që të sjellin një ligj për t’i mbrojtur vlerat e UCK-së. Ata i kanë sulmuar vlerat e UCK-së, e kanë sulmuar UÇK-në dhe deri këtu arrinë hipokrizia e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave të UÇK-së”, ka thënë Selimi për Insajderi.

Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:

SHPËRNDAJE