Richard Grenell të enjten viziton Kosovën

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell do të vizitojë Kosovën këtë të enjte.

Për vizitën e Grenell në Kosovë, ka njoftuar Klan Kosova, të cilët raportojnë se ky emisar special i SHBA’ve, do të qëndrojë në Prishtinë më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Nga ana tjetër, sot edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic ka deklaruar se është duke pritur që i dërguari special i Donald Trump, të vizitojë Beogradin gjatë ditëve në vijim.

Këtë Vucic e bëri të ditur pas takimit të tij me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror.

SHPËRNDAJE