Rihanna bën thirrje për votim në zgjedhjet e nëntorit në ShBA |FOTO

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Rihanna, u ka bërë thirrje fansave të saj në rrjetin social Instagram që të dalin për të votuar.

Me datën 6 nëntor 2018, ShBA’të do të mbajnë ‘zgjedhjet afatmesme’. Këto zgjedhje zhvillohen në mes të mandatit të parë të presidentit Donald Trump

Thirrja e Rihanna’s vjen pas shumë yjeve të tjerë të cilët kanë shtyrë fansat e tyre që të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

‘Mirmengjesi Amerikë. Kush është zgjuar. Nuk më interesojnë obligimet tuaja sot. Obligimi juaj më i madh është që merrni nën kontroll të ardhmen tuaj dhe ajo fillon tani’, ka shkruar Rihanna në Instagram bashkëngjitur me një foto rreth votimit.

Kujtojmë se ishte edhe Taylor Swift që me një postim u bëri thirrje fansave të dalin në zgjedhje dhe të përkrahin demokratët./gazetametro.net

SHPËRNDAJE