Rikalo pezullon drejtorin pasi nuk i dha grant gruas së tij

Nenad Rikalo, ministër i Bujqësisë në Qeverinë së cilës i bën opozitë, të enjten, e ka pezulluar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari, pasi kishte dështuar ta bindte që jashtëligjshëm t’i përcilleshin mbi 80 mijë euro një kompanie. Është kjo një kompani me të cilën bashkëpunonte Biljana Rikalo, bashkëshorte e këtij ministri serb, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimin e marrë dy ditë më parë, Rikalo e arsyeton me dyshimin lidhur me një rast kanosjeje, por në pikën e tretë të dokumentit saktësohet qëllimi i vërtetë:

“Pezullimi bëhet edhe për shkak të mosbashkëpunimit, koordinimit, mosardhjes në takime punuese të ftuara nga kabineti i ministrit dhe moszbatimit të politikave të përbashkëta bujqësore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht kabineti i ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Kompania “Ekstra Fruit Fillings” me bazë në Prizren, e cila merret me përpunimin e frutave, në vitin 2015 kishte fituar në Ministrinë e Bujqësisë 84 pikë, për të zbatuar projektin me vlerë 328 mijë euro, nga të cilat 164 mijë euro ishin grant i Ministrisë.

Pas nënshkrimit te kontratës, ABZH-ja ia kishte paguar kësaj kompanie 50-përqindëshin e shumës së grantit.

————————————————————————————–
Shikoni si vallëzon çuditshëm Mimoza Kusari në Amerikë
————————————————————————————–

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE