Rita provokon përsëri, në një këmishë nate ‘çmend’ meshkujt

Këngëtarja Rita Ora ka vazhduar që të shfaqet provokative në rrjetet sociale

Këngëtarja kosovare, e cila është në pushime me familjen e saj në St Barns ka pozuar disa foto sot ku shihet se janë pjesë e një fotosesioni të saj të ri.

Në fakt fotot janë një kujtim i saj nga turneu Phoenix që për këngëtaren ngjallin nostalgji.

“Duke shikuar nga postimet e mëhershme në fotot për Phoenix me bën që të jem shumë nostalgjike. Lansimi i albumit dhe këndimi i tij për ju gjatë turneut këtë vit me dërgoj në një nivel tjetër. A jeni gati ta bëjmë përsëri?”, ka pyetur Rita.

Kujtojmë se Rita ka zgjedhur oqeanin që të kalojë festat e fundvitit, pas një viti tepër aktivë në skenë derisa edhe vitin e ardhshëm ajo synon ta bëj të njëjtën duke vazhduar me të njëjtin ritë.

SHPËRNDAJE