Rivaldo: Leo Messi e meriton Topin e Artë para Ronaldos dhe Van Dijk

TOPSHOT - Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi celebrates scoring the opening goal during the Spanish league football match between Real Betis and FC Barcelona at the Benito Villamarin stadium in Seville on March 17, 2019. (Photo by JORGE GUERRERO / AFP)JORGE GUERRERO/AFP/Getty Images ORIG FILE ID: AFP_1ER3C8

Ish-ylli i Brazilit ka këmbëngulur se Lionel Messi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit para Cristiano Ronaldos dhe Virgil Van Dijk.

Rivaldo ka shpjeguar se kapiteni i Barcelonës e meritonin këtë çmim prestigjioz individual, edhe pse nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.

Ish-sulmuesi i Barcelonës e sheh Topin e Artë si çmim individual dhe beson se trofetë ekiporë nuk duhet të jeni faktori kryesor për ta fituar atë.

“Sipas mendimit tim, Messi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, për shkak të gjithë asaj që e ka bërë”, tha Rivaldo.

“Ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, por ky është çmim individual. Ai ka shënuar shumë gola të rëndësishme dhe mendoj se e meriton këtë çmim”, shtoi ai.

Messi e fitoi vetëm La Ligën sezonin e kaluar, duke humbur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit.

Përveç tij, pretendentë seriozë për këtë çmim shihen edhe Virgil Van Dijk, që e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe Cristiano Ronaldo që e fitoi Serie A me Juventusin. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE