Robben zbulon një episod interesant me Guardiolan: Më telefonoi në 2 të natës…

Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Bayern, Pep Guardiolën.

Ylli holandez ka thënë se Pep është njeri që e do futbollin çmendurisht.

“Pep Guardiola është i çmendur për futbollin. Një herë më telefonoi në 2 të mëngjesit. Nuk e dija se cila ishte arsyeja, por u befasova më pas. Ai më telefonoi për të folur për taktikat në futboll”. ka thënë Robben.

Futbollisti holandez para pak ditësh ka befasuar me vendimin e tij për tu rikthyer në futbollin aktiv si lojtar i Groningen.

SHPËRNDAJE