Robbie Williams ofendon të gjithë në stadium (Foto/ Video)

Ka përfunduar ceremonia hapëse e Kupës së Botës ku ka përformuar super ylli i muzikës pop, Robbie Williams.

Ishte ceremoni spektakolare e mbajtur në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, para mijëra shikuesve, ku këngtari më famë botërore, Robbie Williams ka perfomuar disa nga hitete e tij.

Në performancën e tij është shfaqur edhe sopranoja ruse, Aida Garifullina e cila ndihmoi Williams me vokale.

Këngëtari anglez gjatë performancës së tij ka bërë nje gjest të pakëndëshëm, pasi i është afruar kamerës që regjia e kishte në dalje të transmetimit dhe i ka drejtuar gishtin e mesëm.

Ky veprim i tij ka çmenduar internetin me reagime negative, për shkak se ceremoninë hapëse të Kupës së Botës ishin duke e shikuar edhe miliona fëmijë në botë.

Shikojeni këtë moment:

 

SHPËRNDAJE