Roma e do Alexis Sanchezin

Ish-sulmuesi i Arsenalit mund të transferohet te Roma

Roma ka nisur bisedimet me Manchester United për transferimin e Alexis Sanchez në formë huazimi për sezonin 2019/20, raporton The Telegraph.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, gjatë ditës së djeshme dha sinjale se Alexis nuk bën pjesë në planet e tij, duke thënë se me Anthony Martial, Rashford, James e Lingaard, sulmi do të jetë i kompletuar, duke e harruar fare ish-sulmuesin e Barcelonës.

Unitedo do të kërkojë ta largojë sa më parë lojtarin që fiton 391 mijë funte në javë, më shumë se çdo futbollistë tjetër i “Djajve të Kuq”.

Roma nuk do të jetë në gjendje t’i ofrojë kaq para 30-vjeçarit, por mund të arrijë deri në shifrën e 10 milionë eurove në sezon. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE