Ronaldo në histori, bëhet i pari që fiton pesë Liga të Kampionëve – kalon Iniestan, Seedorfin, Xavin e Messin

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë që arrin të fitojë pesë trofe apo finale të Ligës së Kampionëve, duke lënë mbrapa shumë emra të njohur të futbollit botëror.

Ronaldo është bërë lojtari i parë që fiton trofeun e Ligës së Kampionëve pesë herë, pas fitores së mbrëmshme (e shtunë) 3-1 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në Kiev.

Sezonin e kaluar, kur Reali e fitoi trofeun pasi mposhti në finale Juventusin me rezultat 4-1, sulmuesi portugez arriti në katër trofe.

SHPËRNDAJE