Ronaldo provoi transferimin në PSG, koronavirusi bllokoi gjithçka!

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo u përpoq të largohet nga Torino.

Cristiano Ronaldo ishte duke shikuar për një mundësi largimi nga Juventus – për t’u bashkuar me PSG, para se koronavirusi të ndalonte përparimin në një transferim të mundshëm.

France Football raporton se 35-vjeçari është i pakënaqur në Torino dhe ka një dëshirë për të luajtur së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar në kryeqytetin francez.

Megjithatë, fillimi i pandemisë së fundit globale i dha fund çdo shansi për të ndodhur një marrëveshje që do ta shihte atë në klubin e madh evropian, Paris Saint Germain.

SHPËRNDAJE