Ronaldo tregon golin e tij më të preferuar, flet edhe për Messin

Ai ka lënë gjurmë në futbollin evropian.

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë fubollit. 5 Topa të Artë, 700 gola dhe shumë tituj të fituar në karrierën e tij e bëjnë atë që të cilësohet si një nga më të mirë e të gjitha kohërave.

Edhe këtëi vit, sulmuesi portugez është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë” që do të jepët në muajin dhjetor. Në një intervistë të gjatë për “France Football”, Ronaldo flet për 70 golat e shënuar, golin më të bukur në karrierë, rivaliteti me Messin dhe objektivat në të ardhmen.

700 gola në karrierë? Një numër impresionues kur shikon që pak lojtarë kanë arritur këtë shifër. I preferuari im? Nëse do të zgjidhja do të thoja goli që i kam shënuar Juventusit me rrofeshat. Ishte një gol që kërkoja ta bëjë për shumë vite.

Rivaliteti me Messin? Të qenurit përballë njëri-tjetrit në Spanjë të bën që të përmirësohesh akoma më shumë, të jesh më deçiziv. Te Reali e ndjeja këtë presion, por ishte një rivalitet pozitiv.

Objektivi? Objektivi im është të qendroj i ri dhe konkurues, kur po plakem. Mund të më thoni një lojtar që luan si unë, në të njëjtën moshë dhe ekip si Juventusi?

SHPËRNDAJE