Fenomeni brazilian, Ronaldo e ka analizuar situatën aktuale në Botëror.
Ronaldo nuk është i pajtimit se vetëm Messi e meriton Kupën e Botës pasi që sipas tij këtë trofe e meriton secili lojtar. Sipas Fenomeni, Mbappe është futbollisti më i mirë në Botëror.
“Mbappe është më i miri në Kupën e Botës. Është e mrekullueshme ta shohësh atë duke luajtur. Franca është favoritja e madhe, ata e tregojnë këtë” ka thënë Ronaldo.
Ish-Topi i Artë ka thënë se Argjentina nuk po luan bukur, por që kanë dëshirë të madhe për sukses.
“Argjentina nuk luan shumë mirë, por ata kanë aq shumë dëshirë, vrapojnë aq shumë, kanë shumë zemër… Dhe pastaj ata kanë Messin që është vendimtar në pjesën e fundit” ka thënë Ronaldo. Ish-kampioni i Botës ka propozuar tre emra të huaj për selektor të ri të Brazilit.
“Nuk do të më shqetësonte nëse ai do të ishte i huaj. Do të më pëlqente të shihja emra si Guardiola, Ancelotti apo Mourinho si trajner i Brazilit. Por nuk jam unë ai që zgjedh, do të shohim se çfarë do të ndodhë” ka thënë Ronaldo./Indeksonline/