Ronaldon kthehet te goli, Reali e ka mposhtur 7:1 Deportivon

Real Madridi ka siguruar fitoren e parë në vitin 2018, pas tri dështimeve me radhë, duke llogaritur edhe humbjen në El Clasico, ndeshja e fundit për vitin 2017, teksa këtë vitin kishin humbur nga Villarreali dhe kanë barazuar 2:2 me Celta Vigon.

Në këtë ndeshje shënuan Cristiano Ronaldo dy gola, Gareth Bale po ashtu dy gola, aq sa edhe Nacho, kurse golin tjetër e shënoi Modric.

Ndërsa për mysafirët realizoi Adrian Lopez në minutën e 23’të. /Express/

 

SHPËRNDAJE