Ronela Hajati: Më duheshin lekë, më mirë këmbët i ngriti në skenë se sa….

Ajo njihet si një nga këngëtaret në skenën shqiptare që guxojnë edhe nëse paragjykohen.

E ftuar në BOOM, Ronela Hajati, u kthye pas në kohë, pikërisht në vitin 2013 ku performanca e saj në Këngën Magjike bëri jo pak zhurmë.

Hajati: Për kohën ishte guxim i madh, po ta bësh në klip nuk vërehet shumë, por në skenë që ke njerëz aty përballë, edhe ato vërtet ishin gjeste.. Në prova nuk e kam bërë se e dija që nuk do të lejonte Arditi. Gjithmonë i kam bërë këto gjërat. Por atëherë ka qenë një periudhë që nuk kisha mundësi të bëja klipe fare dhe të vetmen dalje që mund të bëja ishte Kënga Magjike. Mezi e prisja që të vinte, përgatitesha gjithë vitin.Unë ato lekë duhet ti fitoja më mirë me këmbët përpjetë në skenë sesa jashtë skenës. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Këtë vit është 20 vjetori i Këngës Magjike, dhe Hajati thotë se dëshiron shumë të jetë pjesë por gjithçka do të varet nëse do të gjejë materialin e duhur.

Hajati: Kam shumë qejf, por pa gjetur materialin që do më pëlqejë mua. Me shpirt jam 100% që tani.Nuk dua t’ia di fare, që në momentin që është një Festival ku pikët janë të hapura, mund të ketë ndonjë këngë që është shumë e mirë unë prapë do ia jap njërës që njoh. Nuk dua t’ia di fare. Në momentin e parë që ti ke hapësirë për të dhënë shumë pikë, ke mundësi për të plotësuar dhe ata që vërtet e meritojnë apo nuk ke marrëdhënie fare.

Në përgjithësi njerëzit preferojnë të këndojnë në dush, ndërsa Ronela..

Hajati: Kur kam qenë e vogël shkoja në banjo, rrija disa orë dhe ngrohja vendin. Merrja shtypën dhe e mbaja si mikrofon. Ndërkoha dhe laja, dhe këndoja, tre punët.

Dhe pse nuk kemi asgjë zyrtare për jetën në çift, e dimë sesi do të jetë Ronela si nënë.

Hajati: Unë si mama do jem xhind, shumë e rreptë.E përfytyroj të gjithë udhëtimin tim me fëmijën.Ama po të dojë të bëhet artist do ta bëj, do ja nxij prapë.