Rrah dy anëtarë të familjes: Arrestohet nga Policia

Një person nga Komuna e Prishtinë, i cili është me probleme psiqike është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy pjesëtarëve të familjes së tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur dy viktimat. Sipas ankuesit i cili e ka raportuar rastin, i dyshuari ka probleme psikike.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE