Rrahja masive në Mërdare: Ja çka ka ndodhur me personat e përfshirë në këtë rast!

Prokuroria ka marrë vendim që t’i lirojë nē procedurë të rregullt personat e përfshirë në rrahjen masive në pikën kufitare në Mërdare.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, duke shtuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë personat e përfshirë në këtë rast, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka shtuar personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar.

Përleshje masive në Merdare

SHPËRNDAJE