Rrahja në lokalin ku këndoi Azeti – Sulmon ish të dashurën dhe ia vjedh qaforen që ia kishte dhuruar

Në lokalin e natës ku mbrëmë këndoi këngëtari kosovar Azeti ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Policia e Kosovës ka njoftuar se në ora dy të mëngjesit të ditës së premte një person ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Sipas policisë mosmarrëveshja mes personit dhe ish të dashurës së tij është përcjellë me grabitje ku personi në fjalë i ka vjedhur një zinxhir nga fyti viktimës me arsyetimin se ai ia kishte dhuruar.

Më tej sqarohet se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me ish te dashurën e tij viktimën femër K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht dhe ja ka grabitur zinxhirin nga fyti me pretendim se ai ja kishte dhuruar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore për te cilat i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Në një video të dërguar nga lexuesit e Insajderit shihet se derisa Azet ishte duke përformuar në skenë, dy persona po sulmonin njëri-tjetrin.

Pavarësisht përleshjes ahengu ishte ndërprerë vetëm për disa sekonda për të vazhduar më pas menjëherë, por lexuesi që ka dërguar videon në Insajder e ka përshkruar si “rrahje të madhe”./Insajderi

Videon e gjeni duke klikuar: Këtu

SHPËRNDAJE