Rrahje masive me tavolina e karrige në këtë qytet të Kosovës (VIDEO)

Një rrahje masive ka ndodhur në Gjilan gjatë kësaj jave. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, përkatësisht në restorantin e pompës së derivateve Hib Petrol, raporton Gazeta Blic.

Përleshja fizike ndodhi mes dy grupeve të të rinjve teksa brenda ndodheshin dhjetëra qytetarë. Si pasojë e përleshjes është dëmtuar edhe një pjesë e lokalit.

Përshëndetje faqja ma e madhe dhe ma aktive e qyteti,Rrahje masive te Hibi në Gjilan nëse mundeni me postu që këto rrahje të jenë të fundit në qytet me respekt ni shikues i rregullt i juaji

Ngjarja është incizuar nga të pranishmit dhe është shpërndarë në Facebook.

SHPËRNDAJE