Rrëfehet prokurorja: I kam dëgjuar politikanët tanë se si sillen pasi marrin sekretaresha të bukura në kabinet

Prokurorja Fatime Fetai ka zbuluar detaje nga disa prej bisedave të incizuara të politikanëve që i posedon në prokurori.

Në emisionin “Trite” në A10n, prokurorja speciale thotë se pasi ka dëgjuar incizimet është bë pishman se cilët politikanë ka votuar.

“Kur dëgjoja njerëz të ndryshëm, kryesisht politikanë, pyesja vetveten se kujt ia kam dhënë unë votën? Ata njerëz kanë punuar gjithçka, por nuk janë marrë me nevojat e popullit, nevojat e njerëzve të qytetarëve të cilëve gjatë tërë kohës ua kërkonin votën dhe u premtonin e do të bëjnë diçka pozitive për ta. E në fakt, prej momentit të parë kur ulen në kolltuk dhe marrin xhip të zi dhe dy sekretaresh të bukura, atëherë e harrojnë popullin. Është e tmerrshme. Prej aty buron edhe mllefi im kur paraqitem në pres konferenca.

Shumë mendojnë se aktroj në pres konferenca. Ka komente të tilla dhe me siguri i keni dëgjuar. Jo! Kam aftësi për aktrim, kjo nuk mund të kontestohet, por unë jam njeri me natyrë vërtetë pozitive, por kur flas për dyshim të bazuar për asi lloj krimi, plus që i dëgjoj gjatë tërë kohës, ua di mënyrën se si mendojnë dhe funksionojnë, si mund të jem ndryshe. Dhe si mund të flas ndryshe, madje edhe tani në këtë moment deri sa po flas më paraqitet mllef. Nuk them se ne me punën tonë do ta çrrënjosim krimin, nuk them se më nuk do të ketë kriminalitet në të ardhmen. Ka pasur, ka dhe do të ketë edhe në vendet më të zhvilluara. Mirëpo kjo që ka ndodhur në Maqedoni, respektivisht që ekziston dyshim i bazuar se ka ndodhur, kjo nuk guxon të përsëritet më në Maqedoni, e posaçërisht për disa raste për të cilat së shpejti do të kuptoni se çka ka ndodhur”, thotë Fetai.

SHPËRNDAJE