Rrëfimi i 25-vjeçares: Bëj seks të çmendur me kunatin sepse…

Një 25-vjeçare është rrëfyer për “The Sun”. Ajo ka treguar se kryen marrëdhënie seksuale me vëllain e të fejuarit të saj, megjithëse e dashuron këtë të fundit dhe nuk di si të dalë nga kjo situatë.

Rrëfimi i plotë dhe përgjigjja e psikologes:

Jam në prag të martesës, por kam nisur një marrëdhënie të mahnitshme seksuale me një djalë i cili do të jetë kunati im. Nuk është se si i planifikova unë gjërat, po kështu erdhën vetë.

Jam 25 vjeçe dhe e fejuar prej pesë vjetësh. I fejuari im është 28 vjec. E takova në një festival muzikor. Ai është një muzikant i shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm, përveç faktit që merr drogë.

Në fillim më premtoi se do të hiqte dorë prej saj dhe do të pastrohej, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani.

Jeta jonë seksuale është zbehur, edhe pse kur u njohëm fillimisht, seksi me të ishte i mrekullueshëm.

Nuk kisha planifikuar ta tradhëtoja, por isha e dëshpëruar, kisha nevojë që të flisja me dikë dhe vëllai i tij ishte i gatshëm gjithnjë për mua. Ai është 24 vjeç.

Gjithmonë e pëlqeja atë, edhe pse jo në atë mënyrë si tani. Ose të paktën nuk e kisha kuptuar. I fola kunatit për problemet në shtrat me vëllanë e tij.

Shkurt, ai më ftoi në shtrat…e unë nuk munda t’i rezistoja. Bëjmë seks të egër, por e di që lidhja jonë nuk ka kuptim dhe ne të dy nuk duam të jemi së bashku.

Unë ende e dua të fejuarin tim dhe është ai me të cilin dëshiroj të jem.

Kam humbur të gjithë vetëbesimin, pasi i fejuari im më ka hedhur poshtë kaq shumë herë. Ai nuk do të më puth apo të më përqafojë. Si te dal nga kjo situate?

Përgjigja e Psikologes: Ai po të mban për ndihmë? Përderisa vazhdon të marrë drogë, ti do ti kesh sytë te vëllai i tij. A është kjo ajo që do të preferonit vërtet?

Ndihet sikur nuk jeni të sinqertë, jo me mua dhe ndoshta jo me veten tuaj.

Jeni të fejuar për pesë vjet. A janë këto pesë vjet të lumtura? A ju bëri të ndiheni e dashuruar? Ndahu. Lidhja juaj është e bazuar në një gënjeshtër.

SHPËRNDAJE