Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Mjeku Arjan Ademi, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që kanë ende dyshime për Covid-19.

Ademi përmes një statusi në Facebook, ka treguar sfidat me të cilat po ballafaqohen gjatë luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Ai ka ftuar të gjithë ata që po dyshojnë në ekzistimin e këtij virusi që të shkojnë dhe të shohin nga afër se me çfarë po ballafaqohen 24 orë në ditë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Shkruan Arjan Ademi

Ju dhe bash ju qe jeni duke bere avokatin e djallit me mosbesim e mosbindje, ejani kur te doni aty ku 24h/7dite ne jave ne mantilbardhet ballafaqohemi me luften anti COVID-19.

Ani ju vazhdoni me te juven e na me tonen, ne me perkushtim, dije, profesionalizem, mund e sakrifice vazhdojme t’iu sherbejme e t’iu dalim ne ndihme te gjithe te semureve qe per fatin e keq jane prekur nga kjo semundje virale.

Po ne vazhdojme pa buke e uje me ore te tera, pa pushim e pa gjum, large familjeve e me mall per ta, larg perqafimit te femijeve e pa llogaritur rrezikun per vete e per me te dashurit tane qe na presin ne shtepi.

Ne qe me shpirt te thyer e me lot ne sy (se edhe ne jemi nga mishi e gjaku) kur humbim ndonje te semure me te cilet tashme jemi lidhur aq ngushte si mishi me thonin, ne qe çdo dite ndajme buzeqeshjen e gezimin me ata te semuret qe sherohen, ne qe çdo dite japim informata familjareve per gjendjen e rende te me te dashureve te tyre e qe me keqardhje jo rralle detyrohemi t’iu japim lajmin e trisht familjareve per humbje jete per te dashurit e tyre, ne dhe vetem ne dijme te ju flasim e te ju tregojme si eshte gjendja.

E ju qe ende nuk po arrini ta bindni veten ejani shiheni luften ne mes te jetes dhe vdekjes, ejani aty ku lotet e gezimit e dhimbjes jane ne nje vend e do te bindeni per te heshtur e menduar me arsye te shendoshe e per te reflektuar nese sadopak u ka mbetur ndergjegje.

Aman ejani e mandej dilni, shkruani e flisni, analizoni e banalizoni. Ejani se ndoshta ende jeni te verbuar nga klithmat e politikanve, analistave e banalistave qe s’e kane haberin per kete pune e te cilet i kane pushtuar TV e rrjetet sociale duke folur e duke mbjellur ankth, frike, e te pa verteta.

E juve te dashur mos na shpallni heronje se nuk eshte kohe e as nuk po kerkojme nje gje te tille, ju vetem na ndegjoni e respektoni keshillat e thirrjet tona per kujdes e maturi. Aman ndaluni mos boni politike me kete semundje virale qe e ka katandisur globin mbare!

Ne nuk do te ndalemi deri ne fund, me ndihmen e Zotit do ia dalim edhe kesaj here.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE