Rrëfimi: Si e plagosi ushtari i UCK’së shokun e tij në luftë?

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, ushtari i UÇK‘së nga zona e Dukagjinit, Anton Lekaj, ka rrëfyer inkuadrimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare.

Lekaj ka treguar një rast kur një ushtar i UCK’së e ka plagosur ushtarin tjetër aksidentalisht.

Ai thotë se një pjesë e ushtarëve të rinj dhe pa përvojë që hynë në UCK filluan të ushtrojnë për shkak se nuk kishin asnjë përgatitje ushtarake.

“Ne ishim të rinj dhe filluan të na ushtronin. Njëherë tu e pastru armën, një ushtar e plagosi aksidentalisht ushtarin tjetër. E plagosi në bark, në një vend shumë të keq”, ka rrëfyer Lekaj.

Tutje ai thotë se bashkë me një ushtar tjetër të UÇK’së vendosën ta çojnë të plagosurin në qytet të Gjakovës për ta shëruar dhe atje kanë hyrë me uniforma të UÇK’së.

“Vendosëm ta marrim ushtarin e UÇK’së në Gjakovë. Cipi [ushtari tjetër i UÇK’së tha se do ta gjente mjekun. Shkova edhe unë. Hymë me uniforma në Gjakovë”, ka thënë Lekaj. /Express/

SHPËRNDAJE