Rregullohet problemi i rrymës që e la Mitrovicën pa ujë

Qytetarët e Mitrovicës prej ditësh se djeshme kanë qenë pas furnizimin e ujë, për shkak të një defekti të rrymës në kompaninë rajonale të ujësjellësit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës bën të ditur se sot është evituar ky defekt, ku tashmë gjithë qyteti po furnizohet me ujë.

“I njoftoj qytetarët se problemi një ditor i mungesës me ujë është zgjidhur, pasi që nga tash ka furnizim të plotë me ujë për gjithë Mitrovicën.

Ndërprerja e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e një defekti të rrymës në kompaninë rajonale të ujësjellësit.

KEDS-i pas kërkesës time ka intervenuar dhe e ka rregulluar furnizimin me rrymë, edhe pse sot ishte moti me shi dhe për këtë i falënderoj shumë”, ka shkruar kryetari Bahtiri në Facebook.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE