Rrëshqitje e madhe dheu në rrugë Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës

Rruga rajonale Mitrovicë – Podujevë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut, i cili ka ndodhur në fshatin Trepçë të Mitrovicës.

Në këto foto të siguruara nga portali Veriu.info, shihet se ka rrëshqitje të madhe të dheut, ku për pasojë pjesë më e madhe e Shalës së Bajgorës nuk do të ketë qasje në Mitrovicë.

Veriu.info mëson se rrështiqja e dheut po vazhdon akoma, gjë që po e vonon hapjen e rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë zyrtarët komunal, ndërsa hapja e rrugës pritet të bëhet gjatë ditës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE