Rreth 50 aksidente trafiku për 24 orë

9 aksidente trafiku kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Prej tyre, 24 kanë qenë me të lënduar kurse 25 pa lëndime në njerëz.

Edhe numri i gjobave që iu janë shqiptuar qytetarëve për mosrespektim të rregullave të trafikut po del të ketë qenë u madh. Numri i tyre shkon në 849.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 9 persona, tre prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, derisa një të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

SHPËRNDAJE