Rrezikohet jeta e qytetarëve në qendër të Prishtinës… Detaje…! (FOTO/VIDEO)

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët, transmeton Indeksonline.

Mirëpo fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime ndërsa tani vendi i ngjarjes është siguruar nga zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse policore.


Bajram Rexhepi, shef i ndërrimit të zjarrfikësve ka thëne për Indeksonline se në një banesë në katin e 3-të ka pas plasaritje të fasadës dhe me këtë rast ka rrezikuar qytetarët që ecnin në këtë pjesë të rrugës. Ai ka thënë se tani zjarrfikësit po e kryejnë punën e tyre bashkë me inspeksionin komunal.

Shef i ndërrimit të zjarrfikëseve, Bajram Rexhepi ka thënë për Indeksonline se në katin e 3-të të kësaj banese ka pas plasaritje të fasadës.

“Në katin e tretë të kësaj banese ka pasur një plasaritje të fasadës dhe me këtë rast ka rrezikuar qytetarët që kalonin në këtë pjesë të rrugës”, është shprehur ai./Indeksonline/

Bie fasada e ndërtesës, intervenojnë zjarrfikëset dhe inspeksioni komunal

Publié par IndeksOnline sur lundi 26 mars 2018

SHPËRNDAJE