Rreziku nga dhitë: Çfarë vendimi ishte marrë në fund të viteve të 60-ta në Kosovë?

Në fund të viteve 60-ta ishte marrë vendim që ndalonte kultivimin e dhive në Kosovë

Një vendim i Kuvendit Krahinor kishte sjellur në pozitë të pafavorshme fermerët e Kosovës; sidomos ata që merreshin me kultivimin e dhive.

Në fund vitet e 60-ta u ndalohej që familjet shqiptare të mbain dhi për shkak se ato dëmtonin hapësirat e gjelbëruara.

Mirëpo, përkundër ndalesës ligjore, numri i tyre ishte rritur, sidomos në Rajonin e Prizrenit.

Për këtë shqetësim kishte shkruar edhe gazeta “Rilindja”.

“Shumica e kuvendeve të komunave në Krahinë qysh moti kanë aprovue vendimin mbi ndalimin e mbajtjes së dhive, por në Kuvendin e komunës së Prizrenit duket se ky vendim ende nuk po zbatohet…”

“Vërshim dhish” ishte titulli që atë kohë “Rilindja” i kishte vënë shkrimit, e brenda tij, dhitë i cilëson si kafshë të rrezikshme që po i shkaktojnë dëme pyjeve dhe gjelbrimit.

Në shkrim vihet në dukje edhe numrin i madh i dhive që kultivohen në Prizren e që është kundër ligjit.

“Numri i dhive po shtohet gjithnji e ma shumë, kështu që tash vetëm në territorin e kësaj komune janë disa mijë sosh, e asnji familje, nga ato që mbajnë dhi, nuk dorëzoi lutjen që t’i lejohet kjo punë.”

Mirëpo, problem shihet edhe rritja e numrit të dhive, pasi pothuajse çdo familje në Prizren kultivon dhi.

“Kohës së fundit numri i dhive po shtohet shpejt në qytet, ngase pothuej secila familje që banon në periferi të tij, tash ka nga dy-tri dhi”.

Vendimi për ndalimin e kultivimit të dhive ishte marrë pasi të njejtat konsideroheshin si mjaft të rrëzikshme për natyren.

 

SHPËRNDAJE