Rrëzohet helikopteri, mbijeton vetëm një person

Një helikopter u rrëzua në një lagje banimi në Hawaii dhe shpërtheu në flakë duke shkaktuar vdekjen e tre personave në bord, njoftojnë zyrtarët. Helikopteri kishte katër vende, prandaj aksidentit i mbijetoi vetëm njëri prej tyre, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet.

Asnjë kalimtar nuk u plagos në rrëzimin në Kailua, një destinacion popullor turistik.

Zyrtarët e emergjencës ishin pranë dhe arritën menjëherë në vendngjarjen e aksidentit. Ky është helikopteri i dytë turistik që rrëzohet në Hawaii këtë muaj.

Dëshmitarja Tehani Alo tha se ajo pa helikopterin që po rrotullohej në mënyrë të cuditshme para se të përplasej dhe të shpërthente në flakë.

Helikopteri Robinson R44 me katër vende ishte në pronësi të kompanisë Novictor, i cili tha në një deklaratë që po punon me zyrtarët federalë mbi aksidentin.

“Ky aksident na lëndoi të gjithë, veçanërisht familjet dhe miqtë e pasagjerëve dhe pilotëve, të cilët ishin pjesë e familjes sonë Novictor. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë ata,” tha kompania.

SHPËRNDAJE