Rriten çmimet e derivateve të naftës, këto janë çmimet e reja!

Benzina ​​dhe dizeli nga mesnata do të shtrenjtohet deri tre denarë për litër (benzina) dhe dy denarë ( dizeli ), vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 68.5 denarë, ndërsa dizeli 54 denarë.

Përndryshe çmimi markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent ka zbritur sot ( e hënë ) në 63.51 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane West Texas Intermediate (WTI) zbriti në 56.77 dollarë për një fuçi.



SHPËRNDAJE