Rriten rastet e vdekjeve nga Covid 19 në 24-orët e fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.

Kujtojmë që u shënua numri më i madh i të prekurve që nga 13 marsi, kur edhe u shënua rasti i parë në Kosovë.