Rrokulliset traktori në Skenderaj, një person ndërron jetë

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrokullisjes së traktorit në fshatin Syriganë të Skenderajt.

Policia e Kosovës njofton se një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksidentin që ka ndodhur të martën ndërsa i lënduari ësht dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

SHPËRNDAJE