Rrustem Musa nderon dëshmorët: Do të angazhohem çdo herë për mbrojtjen e vlerave të tyre

Kandidati i PDK-së nga Mitrovica për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rrustem Musa, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në shënimin e Ditës së Dëshmorëve.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, i cili në këto zgjedhje kandidon për deputet me numër 71 në kuadët të listës së PDK-së, thotë se falë gjakut të dëshmorëve ne jemi do të lirë, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Rrustem Musës në Facebook:

Sot fillova ditën nga vendlindja ime, fshati Bajgorë në nderim të Heroit të Kosovës Mehë Uka, pastaj për të vazhduar me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në shënimin e Ditës së Dëshmorëve-6 Qershori.

Falë gjakut të tyre, ne sot jemi të lirë, kemi mundësi për të garuar, për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Gjaku i tyre asnjëherë nuk do të harrohet. Do të angazhohem çdo herë për mbrojtjen e këtyre vlerave që na bëjnë të ndihemi krenarë.

Lavdi dëshmorëve të luftës së UÇK-së, respekt i thellë për invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

Fotografia e Dr Rrustem Musa

Fotografia e Dr Rrustem Musa

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE