Rusia 2018: A ishte ky Botërori i fundit në karrierë për Lionel Messi?

Pyetja e parë që i shkon në mendje çdo argjentinasi pas humbjes ndaj Francës dhe eliminimit nga Kupa e Botës 2018 në Rusi është se a do të luajë Lionel Messi për Kombëtaren e tyre edhe në Botërorin Katari 2022.

Gonzalo Higuain, Angel Di Maria, Sergio Aguero dhe Javier Mascherano ishin pjesë e një gjenerate shumë të mburrur dhe Mascherano është i pari që tashmë e ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja.

Atyre mund t’iu bashkohet Messi, i cili në të kaluarën është pensionuar përkohësisht pasi e humbi finalen e Kupës së Amerikës kundër Kilit.

Ylli i Barcelonës do t’i ketë 35 vjet në Botërorin e radhës, i cili do të mbahet në dimër, si pasojë e motit shumë të nxehtë në Katar.

Vetëm Messi e di nëse do të përpiqet ta fitojë Kupën e Botës për herë të fundit dhe të barazohet me Diego Maradonën. /Express/

SHPËRNDAJE