Rusia dhe Serbia kërkojnë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, shkak Ushtria e Kosovës

Rusia dhe Serbia kanë kërkuar nga Këshilli iSigurimit të OKB-së që të mblidhen të hënë për shkak të situatës në Kosovës, përkatësisht transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Rusia dhe Serbia kërkuan të mbajnëseancën e Këshillit të Sigurimit të OKB të hënën për shkak të situatës që ushfaq pas ngjarjeve në Prishtinë, ku u vendos që FSK-në ta kthejnë në forca tëarmatosura, e cila bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 e cila parashikon praninë e vetëm forcave ndërkombëtarë dhe jo ushtri tjetër”, shkruan agjencia Tass.

Diplomatët për këtë çështje u konsultuan pas dyerve të mbyllura të premten.

“Asnjë konsensus nuk u arrit për shkak tëkëtyre pozicioneve të ndryshme. U morë një vendim që kryesuesi i Këshillit tëSigurimit – përfaqësuesi i përhershëm i Cote d’Ivoire – do të vazhdojëkonsultimet me palët dhe të vendoset për të hënë seance”, shkruan tutje kjo agjenci.

SHPËRNDAJE