Rusia kalon në epërsi ndaj Arabisë Saudite, goli i parë i Botërorit shënohet nga Gazinskiy (Video)

Rusia ka shënuar golin e epërsisë ndaj Arabisë Sauite dhe kështu edhe golin e parë të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

Rusia e filloi takimin me dominim të madh, duke krijuar shumë raste shënimi.

Pas një topi të kthyer në zonë, ishte Zobnin ai që harkoi duke gjetur Yuri Gazinskiyn i cili me kokë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e nikoqirëve.

Ky gol i shënuar në minutën e 12-të është i pari i kampionatit të 21-të botëror në histori.

Rusia konsiderohet favorite përballë Arabisë Saudite dhe po përkrahet nga 81 mijë shikues në stadiumin Luzhniki.

Paraprakisht Botërori u hap me një ceremoni madhështore ku performoi Robbie Williams.

SHPËRNDAJE