Rusia merr qëndrim të rreptë ndaj çështjes së Kosovës

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë se qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosovës është i qëndrueshëm dhe i rreptë.

Ky qëndrim bazohet në tre komponentë – baza ligjore ndërkombëtare e asaj që po ndodh në Kosovë, respektin për sovranitetin e Serbisë, pavarësinë dhe legjislacionin e brendshëm serb dhe kuptimin e interesave të popullit dhe Serbisë si një shtet, tha ajo për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për vizitën e saj në Serbi, Maria Zaharova falënderoi popullin serb dhe udhëheqjen e këtij vendi.

Raportimet se Putin dhe Trump kanë diskutuar për ndarjen e Kosovës, Zaharova i quajti të rrejshme.

“Përsa i përket qëndrimit tonë, është tradicional dhe konsistent. Në botën e sotme, qëndrueshmëria është një gjë e rrallë, dhe nga ana ruse, politika e jashtme ruse i përmbahet vijave të qëndrueshmërisë”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE