“Sa më shumë vonohet demarkacioni, më shumë forcohet asociacioni”

Ish këshilltari politikë i Isa Mustafës, Faton Abdullahu ka folur rreth vonesave që po i bëhen votimit të demarkacionit.

Ai ka shprehur bindjen se sa më shumë që vonohet votimi i demarkacionit aq më shumë forcohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ka shtuar se këto vonesa janë çast ideal, e që ka pritur qysh moti Lista Serbe dhe Beogradi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Abdullahu ka thënë se  kjo do bëjë që Listës Serbe ti bëhen shumë lëshime që do jenë të dhimbshme.

“Sa me shume vonohet demarkacioni aq me shume do te forcohet Asociacioni

Këto janë momente që pret Beogradi dhe Lista Serbe. Këto ditë do bëhen lëshime të dhembshme Listës Serbe që të kaloj demarkacioni të cilat lëshime nuk do të bëhen të ditura sa e si, në vend se (opozitaret e djeshëm) të bënin marrëveshje me Qeverinë Mustafa. Mirëpo grykësia për pushtet e kësaj Qeverie të sotme (opozitë e djeshme) do të konvertohet në më shumë ingirenca për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kështu ndodhë kur para interesit nacional të Kosovës vihen interesat e grykësve të atyre që kanë ardh sot në pushtet me gënjeshtra e kërcënime.” ka shkruar Abdullahu në rrjetin social facebook.

SHPËRNDAJE